Lajme

8 Fakte të çuditshme për Mbretin e fundit shqiptar të Egjiptit

Mbreti Faruk I ishte monarku i fundit i Egjiptit i cili i qëlloi fati të shkruante faqet e fundit të historisë 150 vjeçare të dinastisë shqiptare të Egjiptit. I ardhur në fron në vitin 1936 ai ishte vetëm 16 vjeç.

Edhe pse bënte një jetë luksoze, korrupsioni dhe keqqeverisja e dëmtuan imazhin e tij. Si pasojë një grusht shteti u zhvillua në Egjipt në 1952, i drejtuar nga një ushtarak i ushtrisë Egjiptiane, Gamal Naseri. Pas kësaj Mbreti Faruk u largua nga Egjipti dhe u vendos në ishullin e Kaprit. Ai vdiq në ekzil në 1965.

Koleksioni i videove pornografike: Gjatë viteve 30’-40’ trendi më i çuditshëm ishte koleksionimi i materialeve pornografike. Mbreti Faruk kishte kolekionin më të madh porno. Mendohet se në një bisedë me gazetarin e Hollyëood-it, Scotty Boëers, Faruku i ka thënë: “ E kam magazinën plot me këto gjëra, aq shumë sa nuk mendoj se do jem në gjendje ti shoh të gjitha”.
Koleksioni i gotave: Përveç koleksionimit të materialeve pornografike, Faruku ishte i dhënë edhe pas koleksionimit të gotave dhe enëve të kristalta. Pas largimit të tij në ekzil i gjithë koleksioni i tij u konfiskua nga regjimi i ri dikatorial.

Mori një Benz dhuratë nga Hitleri: S’ka shqiptarë që nuk ka dëgjuar për Mercedes Benzin që Hitleri i bëri dhuratë Zogut ditën e dasmës, dhe që spikati mes shumë prej dhuratave të dasmës mbretërore shqiptare. Epo Zogu nuk ishte i vetmi që mori një dhuratë të tillë. Dy fatlumët e tjerë që iu dhurua Mercedesi i cili nuk kishte linjë prodhimi në seri ishin: lideri sovjetik Stalini me rastin e 60 vjetorit të tij dhe mbretit Farouk me rastin e dasmës së tij. Mercedesi një kabriolet i kuq që përdorte Mbreti Zog, Mbreti Faruk dhe Stalini ishte po i njëjti model që përdorte Fyhreri në paradat ushtarake.

Faruku që po del nga Mercedes Benzi i tij, një dhuratë martese nga Adolf Hitleri rreth vitit 1938
Adhurues i makinave: Faruku ishte i dashuruar pas makinave të shpejta ai zotëronte 100 të tilla dhe të gjitha i lyu me të kuqe. Më pas ai ndaloi çdo shtetas të tij që të kishte makinë të kuqe në mënyrë që policia të mos ta ndalonte atë kur tejkalonte normat e shpejtësisë.
Vuante nga Kleptomia: Gjithashtu besohet se Mbreti Farouk vuante nga Kleptomia, një fiksim për të vjedhur dhe supozohet se gjatë një vizite shtetërore ai i vodhi orën e xhepit Uinston Çërçillit.

Ishte llupës madh: Mbreti Faruk zotëronte nofkën “ Stomaku me kokë” për shkak të nepsit të tij të madh për ushqimin. Ai konsumonte pothuajse 600 midhje në javë.
Ai pëlqente lloklumet shqiptare: Një monark i famshëm më origjinë shqiptare si Faruku nuk mund të mungonte në dasmën e Mbretit Zog në prill të 1938. Torta e dasmës dhe çdo ëmbëlsirë duke përfshirë edhe llokumet ishin të përgatitura nga Pastiçeria shqiptare Reka ( sot Rruga Medar Shtylla, Komuna e Parisit). Pasi i provoi në dasmën e Zogut llokumet, ai bëri një porosi prej 2500 kg llokumesh pranë kësaj pastiçerie.
Ai vdiq trokë: Jeta e Mbretit Faruk në ekzil është jo e mirëdokumentuar. E të vërtetë ai e filloi ekzilin me familjen në ishullin turistik të Kaprit por në ditët e fundit të jetës ish-monarku i Egjiptit jetonte në një apartament modest në Romë me dy dhoma gjumi. Ai vdiq në moshën 65 vjeçare në një restorant francez në Romë ku po hante midhje dhe mish qengji. Thuhet se ai u gjend me vetëm 155 $ në xhep.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button