Lajme

Aeroporti i Vlorës i pranishëm edhe Behgjet Pacolli, Balluku: Balta këtu e ka zhurmën e bukur

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, këtë të dielë ka qenë në ceremoninë e hapjes së punimeve për aeroportin e Vlorës.

Balluku në fjalën e saj është shprehur se ky është një projekt që ka qenë militar dhe i mbrojtur nga ushtria shqiptare.

Ajo është shprehur se dhe balta në këtë zonë e ka zhurmën më të bukur.

“Është gëzim i madh që 109 vjetori përkon me një vit të shënuar për Vlorën dhe për Shqipërinë. Aeroporti i Vlorës ka qenë dhe plani kryesor i fokusit të qeverisë, ky është projekt i të gjithë trevave shqiptare dhe na bën krenarë sot më shumë se kurrë. Unë kam folur me skuadrat e mia më kanë thënë se s’kemi qenë kurrë në një kantier kaq të madh. Edhe kjo balta e ka zhurmën e bukur, dhe nuk na prish punë pse jemi bërë me baltë. Ky është një aeroport militar i ndërtuar në 1900 dhe ne na është dashur që të plotësojmë kushtet për mbrojtën e vendit. Aeroporti i Vlorës do të jetë aeroporti më i madh ndërkombëtar në vendin tonë, që synon që të hapë 1000 vende pune, dhe të hapet në prill të vitit 2024 dhe të fillojë fluturimet në 2025”, ka thënë ajo.

Ndërkohë i pranishëm në këtë ceremoni ka qenë dhe ndërtuesi i projektit, politikani shqiptar nga Kosova Behgjet Pacolli.

Pacolli në fjalën e tij është shprehur se ky do të jetë një kantier ndërtimi me një vlerë të madhe ekonomike për vendin. Ndër të tjera ai është shprehur se aeroporti i Vlorës do të jetë vepra më e bukur në këto troje.

“Kam nderit që sot të jem në këtë ditë të veçantë të kombit ku ne festojmë 109- vjetorin e Pavarësisë, dita bëhet më madhështore kur ne me punë praktike fillojmë një kantier aq të rëndësishëm, fillimi i këtij kantieri ka rëndësi për ekonominë e vendit dhe është një projekt i posaçëm pasi tregon qartë harmonizimin e bashkëpunimit e qeverisë me privatin. Është një veprim ekonomik, i ekonomisë liberale, ku qeveria krijon kushtet dhe bën çdo gjë që ti sigurojë investitorit infrastrukturën ligjore dhe fizike, dhe investitori fillon punën e tij të investuarit për të krijuar mundësi për vetveten dhe bashkëudhëtarë tanë. Jam i lumtur që kjo vepër ndodh në vendin tim dhe në qytetin që kam shumë përzemërt, unë në 20 vitet e fundit nuk kam munguar që të jem në Vlorë por sot jam në një gjë më të lumtur dhe përshëndes kryeministrin. Do të jetë aeroporti më i bukur në këto troje”, është shprehur ai

https://www.facebook.com/ediramaal/videos/599315331272647

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button