KurioziteteLajme

Albright sjell koleksionin e karficave të saj përplot simbolikë

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, tashmë ka koleksionin e saj të karficave që ngërthejnë në vete simbolizëm të panumërt.

Albright qe rritur duke i dashur karficat, por tek kur ishte bërë ambasadore e Kombeve të Bashkuara, më 1993, ajo e kishte zbuluar se bizhuteritë mund të marrin kuptime të reja.

Ajo zbulon që në vitin 1993 e kishte vënë një karficë gjarpri, pasi ishte akuzuar nga shtypi shtetëror irakian se ishte një e tillë.

Ajo zbulon që në ditët e saj të mira, kur donte të projektonte lumturi dhe përparim, vendoste diej, lule, balona me ajër të ngrohtë, që simbolizonin shpresa të mëdha.

Ndërkaq, në ditë të këqija ajo vendoste merimanga dhe kafshë mishngrënëse, teksa në ditët kur kishte pak e fare progres, ajo vendoste karficë kërmilli.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button