Lajme

Aliu: Gabim që është pranuar të flitet për Ujmanin, është pronë e Kosovës

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka thënë se Kosova nuk do të negociojë me Serbinë sa i përket Liqenit të Ujmanit, shkruan Gazeta Metro.

Aliu na ATV ka konsideruar se është gabim që është pranuar të flitet për Ujmanin.
“Është kapacitet i shtetit të Kosovës, është pronë e shtetit të Kosovës, pse duhet të diskutohet ose pse duhet të flasim për të. Gabim është që është pranu të flitet për Ujmanin sepse është pranu të flitet për resursin themelor,”- tha Aliu.
Ndryshe muaj më parë SHBA’të i kanë dorëzuar Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë, studimin e fizibilitetit për Liqenin e Ujmanit.

Ky studim shënon përmbushjen e një prej angazhimeve të Marrëveshjes se Washingtonit të arritur më 4 shtator 2020.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button