Lajme

Ambasadori bullgar nga Korça: Shqipëria i ka bërë detyrat për hapjen e negociatave, jemi në bisedime me Maqedoninë e Veriut

Ambasadori i Bullgarisë në Shqipëri, Momchil Raytchevski nga Korça ka folur në lidhje me hapjen e negociatave të Shqipërisë.

Ai është shprehur se Shqipëria i ka kryer të gjitha detyrat për hapjen e negociatave.

“Pozita e Bullgarisë përsa i përket Republikës së Shqipërisë është shumë e qartë, për ne Shqipëria ka kryer atë që është e nevojshme dhe ju jeni gati dhe ne mbështesim që në momentin e parë të vendimit të familjes Europiane, që ju te vazhdoni në këtë familje dhe të zhvillohet konferencave e parë ndërqeveritare. Jam ambasadori i Bullgarisë në Shqipëri, por komenti që mund të jap është dialogu e jo monologu”, u shpreh Raytchevski.

Vetëm gjatë muajve të fundit ka pasur disa vizita të ndërsjella, është një proces që ka synim të realizojnë rezultate të qëndrueshme që të dyja palët me partnerët e BE po vazhdojnë të punojnë mbi temat delikate e aktuale. Të gjithë shpresojmë se në një moment do të arrijmë një marrëveshje, është çështje e krijimit të mirëbesimit dhe arritjes së mirëkuptimit mbi çështjet e përbashkëta”, tha ai ndër të tjera.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button