Lajme

Amerika armatos Greqinë, 44 mjetet e para të blinduara mbërrijnë në Athinë

Mediet greke shkruajnë se mjetet e para të blinduara “M1117 Guardian” janë marrë dhe ndodhen në Athinë, ku do të prezantohen zyrtarisht ditën e enjte, më 2 dhjetor, në prani të drejtuesve të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare.

Këto janë 44 mjetet e para nga 1200 që Greqia do të marrë gradualisht deri vitin e ardhshëm, pa pagesë nga SHBA, ndërsa Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë do të mbajë mbi supe mirëmbajtjen e tyre.

Ky lloj automjeti do të kontribuojë në mbrojtjen e kufijve si në Evros ashtu edhe në ishuj, ndërsa, siç vlerësohet nga Shtabi i Përgjithshëm, ky është një rinovim thelbësor i mjeteve motorike të ushtrisë greke.

Vihet re se ata janë transportuar nga SHBA në Gjermani, ndërsa më pas mjetet e para kanë mbërritur në Athinë. Automjetet e mbetura pritet të dorëzohen në vitin 2022 me anije nga SHBA.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button