Lajme

“Ballkani i Hapur”, 30 dokumente teknikë për nxitjen e eksporteve agroushqimore

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca zhvilloi një takim konsultativ me rektorin e Universitetit Bujqësor të Tiranës, kryetaren e Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe përfaqësues të shoqatave të biznesit, fermerëve dhe agropërpunuesve, për t’i ardhur në ndihmë objektivit të përbashkët për rritjen e eksporteve dhe krijimin e lehtësirave për biznesin dhe agroindustrinë në kontekstin rajonal.
Krifca tha se, në kontekstin e nismës së Ballkanit të Hapur, kemi hartuar dhe shkëmbyer në mënyrë reciproke tridhjetë dokumente teknikë, që do të krijojnë nxitje dhe lehtësi të reja për agroindustrinë shqiptare.
“Prej takimit të fundit teknik, më datën 13 nëntor 2021, me ministrat e Bujqësisë së Republikës së Serbisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, në kontekstin e nismës së Ballkanit të Hapur, kemi hartuar dhe shkëmbyer në mënyrë reciproke tridhjetë dokumente teknikë, të cilët hapin rrugën për nënshkrimin e marrëveshjeve mes tre vendeve tona, që do të krijojnë nxitje dhe lehtësi të reja për agroindustrinë shqiptare”, tha ministrja Krifca.
ATA

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button