Lajme

Basha komenton foton e Berishës me Enver Hoxhën në shtëpinë e tij

Kreu i PD-së Lulzim Basha komentoi në emisionin “Real Story” foton e publikuar sot në media ku ish-kryeministri Sali Berisha shfaqet në shtëpinë e Enver Hoxhës, në prani të diktatorit dhe familjes së tij.

Basha tha se dekomunistizimi nuk është çështje fotosh, ndërsa u shpreh se një grup deputetësh demokratë kanë marrë një iniciativë për dekomunistizimin që ka mbështetjen e tij.

“Çështja e dekomunistizmit të shoqërisë shqiptare nuk është çështje fotosh, është më e thellë. Në Çeki, Hungari, ndarja me komunizmin është bërë me ligj. Këtu kanë dështuar.

Ajo që mund t’ju konfirmoj është që jo vetëm një grup deputetësh të PD-së që vijnë nga të përndjekurit, të cilët kanë sot më shumë përfaqësues në PD, kanë marrë një iniciativë që ka mbështetjen time të plotë për dekomunistizimin. Më mirë vonë se sa kurrë”, tha Basha.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button