Lajme

BE-ja mbështet “Ballkanin e Hapur”

Eurokomisionieri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka dalë haptas pro iniciativës së “Ballkanit të Hapur”. Në një lidhje direkte me iniciuesit e kësaj nisme, që janë mbledhur në Tiranë, Varhelyi ka ftuar shtetet tjera të Ballkanit t’i bashkohen iniciativës.

“Kam qenë gjithmonë i prirur shumë pozitivisht ndaj këtij propozimi. Së pari u quajt mini-schengen. Më pas u përpoqëm brenda procesit të Berlinit dhe u krijua me Tregun e përbashkët rajonal, por për fat të keq me disa zgjedhje në rajon u la mënjanë. E konsideroj këtë iniciativë një pasardhëse apo një zëvendëse derisa të jenë të gjithë vërdallë tryezës. Është ky përfundim që e kam nxjerrë unë. Vazhdoni ta nxitni këtë nismë sepse rajoni kërkon të jetë një i tërë, për ekonomi, shoqëri. Rajoni kërkon të jetë bashkë siç jemi ne në Bashkimin Evropian. Admiroj faktin se sa fort e ndjeni këtë nismë”, ka thënë ai duke shtuar se mund të përfshihet si mbështetës i nismës.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button