Lajme

BE/Kërkesë Kosovës që ta lejojë Petkoviqin për vizitë

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që ta rishqyrtojnë vendimin për ndalimin e vizitës së Drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

“E dimë që vizita e Petkoviq është paralajmëruar me rregull dhe në përputhje të marrëveshjes për vizita zyrtare. I bëjmë thirrje Kosovës që ta rishqyrtojë vendimin dhe t’ia lejojë vizitën”, është shprehur ai.

Stano ka theksuar se lejimi i vizitave zyrtare është pjesë e rëndësishme për normalizim të marrëdhënieve.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button