Lajme

Bebe Rexha flet për traditat e familjeve shqiptare

Bebe Rexha ka publikuar disa fotografi në Instagram, ku tregon se po shijon pushimet në një ishull turk. Mirëpo, ajo ka vendosur një unazë dhe varëse ari dhe ka zbuluar që ato i dhurohen vajzës kur martohet, si pjesë e traditës shqiptare.

“Pak rock and roll në plazh nuk i bën keq askujt. Kam vënë stoli monedhë prej ari turk që është një pjesë e madhe e kulturës shqiptare. Zakonisht këto i merr si dhuratë kur martohesh, por unë i kam blerë vetë”, ka shkruar ajo.

Më tej Bebe ka publikuar një shkrim në Instastory ku thuhet: “Shqiptarët nuk kanë pemë familjare, por pyll familjar!” E kështu të gjithë biem dakord që shumica e shqiptarëve i përkasin fiseve të mëdha.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button