Lajme

Bejko: Shtriganët menduan se Kuvendi do ishte dështim. Berisha “mbreti i gjullurdisë”

Roland Bejko, në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve është shprehur se ‘shtriganët’ menduan se ky Kuvend do të ishte dështim, por sipas tij ardhja e demokratëve, tregon të kundërt.

Ai tha se s’ka bërë njeri opozitarizëm, më të fortë se sa ka bërë PD në këto 8 vite.

Roland Bejko: Nga gjithë Shqipëria më kanë ardhur mesazhe që thonë se mesazhi që dha ky Kuvend u kuptua drejt. U kuptua drejt dhe ardhja juaj këtu, e gjithë demokratëve, që i shpreh atyre shtriganëve që mendonin se ky Kuvend do të ishte dështim, po nuk e dinë që demokratët janë përtej pasionit negativ. Në zemrat e tyre kanë një pasion pozitiv. Ka një ëndërr për ta bërë realitet. Unë e kam mbështetur Lulzim Bashën që të bëhej kryetar i PD para 8 vitesh me besimin që në krye të PD do të kishim një lider perëndimor, i cili do të bënte atë që unë dhe të tjerët donim që të bëhej, por për fat të keq u bë diçka po nuk u bë ajo që duhej. S’ka bërë njeri opozitarizëm, më të fortë se sa ka bërë PD në këto 8 vite. Ne kemi përballuar edhe ’97, por opozitë më të vështirë se në këto 8 vite nuk ka pasur asnjë herë. Nuk ka pasur sepse kishim përballë dhe një armë tjetër që nuk e kemi pasur atë kohë.

Gjekmarkaj: PD në krizë identiteti, duhet të ndahet nga Berishizmi siç u nda shoqëria nga Enverizmi!
Bejko ka ‘sulmua’ dhe ish-Kryeministrin Sali Berisha, duke e konsideruar atë si mbreti i gjullurdisë, duke shtuar se ky i fundit i ka kthyer studentët e ish-dhjetorit në hije të vetvetes.

Ai shtoi se Berisha i përdori të gjithë kur kishte nevojë, ndërsa shton se ish-studentëve të dhjetorit, iu vodh e ardhmja.

Roland Bejko: Ne nuk jemi si ata. Ne jemi sot në një sallë dhe ata janë në atë sallë, janë në rrugë sot. Në ato salla që i udhëheq mbreti i gjullurdisë. Më vjen keq që e them këtë gjë. Nuk do doja kurrë që të isha në këtë lloj pozicionin që jam vendosur këto 6 muaj, përballë Berishës, që unë dhe shumë të tjerë kemi bërë maksimumin për të. Kur më ka lindur fëmija i parë kam qenë në fushatë elektorale. Kam qenë në skajet më të larta të Gjirokastrës. Na është dashur shumë sakrificë për të mbijetuar. Na vodhën të ardhmen, kontributet por në fund donin të na vidhnin dhe historinë.

Ish-studentët e dhjetorit janë kthyer në hije të vetvetes, i ktheu Berisha. Na përdori të gjithëve kur i duheshim, por kur i duheshim ne na mbylleshin dyert sepse donte që të mbante historinë për vete. Unë përshendesë çdo vendim të PD për t’u ndarë nga e shkuara.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button