Lajme

Berisha: Basha i dorëzoi SHBA-ve listën e biznesmenëve që mbështetën “Foltoren”

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në Radarin Informativ në ABC se kryetari i PD Lulzim Basha i ka dorëzuar përfaqësuesit të SHBA për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar një listë me emra biznesmenësh që sipas tij kanë mbështetur Berishën për Foltoren.

Berisha tha se ata janë thirrur një e nga një në ambasadë për të dhënë deklarimet e tyre ndërsa shtoi se nuk ka kërkuar kurrë asnjë qindarkë të vetme.

“Brenda kryesisë nuk kam pyetur asnjeri pasi kryesia nuk ekziston. Me aleatët kam komunikuar dhe janë në mbështetje të PD dhe të përpjekjes së Rithemelimit të saj. Besoj se në mënyrë transparente i janë ofruar të gjitha shanset por zoti Basha në vend të reflektimit mbi shkelmimin që i bëri statutit, zgjodhi vetëm mashtrimin. Ai iu ka ofruar bashkëpunëtorëve të tij mashtrime nga më monstruozet.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button