Lajme

Berisha: Ja çfarë më tha Basha para se të njoftonte përjashtimin tim

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka treguar bisedën e fundit me Lulzim Bashën, para se ky të merrte vendimin për ta përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së.

Basha bëri me dije vendimin për përjashtimin e Berishës më 9 shator 2021.

Sali Berisha: Unë isha informuar nga burime të mirëfillta amerikane që ky kishte deklaruar se të gjitha vendimet i kishte marrë të diktuara nga unë dhe se unë e kontrolloja plotësisht, se i kisha vënë përgjues në zyrë. Unë nuk i thashë asnjë fjalë. Kur unë i kisha kërkuar dorëheqjen në vitin 2017 dhe e vërteta është se i thosha çdo gjë, e kuptoja se mund ti merrte si dashamirëse por edhe si armiqësore. Unë do bëja detyrën time, do mbroja interesat e demokratëve. Kur më ndodhi kjo ‘non grata’, më tha të përpiqem ti them këtij e atij. I thashë mos i thuaj askujt. Unë kam zgjedhur gjykatën dhe transparencën, nuk bëj lobing.

Ai tha se Bashës nuk ka gënjyer se SHBA i ka kërkuar përjashtimin e tij nga parlamenti.

Sali Berisha: Më tha njëherë se thotë ambasadorja Kim që i kemi thënë Berishës që do ndodhë kjo. Mua nuk më kishte thënë gjë njeri. Kur ma tha herën e dytë, i them tani dëgjo: ajo që më është thënë mua nga burime amerikane është se ti u ke thënë atyre që çdo vendim e merr ai dhe më kontrollon në çdo gjë. Por unë nuk jam marrë me këtë punë fare. E dyta, pasi ka ndodhur kjo. Firma nuk është e Edi Ramës.

Dhe pa Xhorxh Sorosin kjo nuk bëhej kurrë. Më thotë për këtë të Parlamentit si t’ia bëjmë? Se kush do futet në Parlament e përcaktojnë ligjet e Shqipërisë. Rikeri ia ka kërkuar mosfutjen time në Parlament. Nuk ka gënjyer. Por sovraniteti nuk dorëzohet kurrë dhe një forcë politike që pranon një gënjeshtër për të vërtetë, ajo nuk meriton të ekzistojë. Më tha do të ndodhë kjo e kjo, vazhdo i thashë, le të bëjnë çfarë të duan. E vërteta dhe dinjiteti janë të pacenueshëm. Më tha do ndëshkojnë Shqipërinë. Më the ke shumë të drejtë. Tani thotë që nuk pyes për gjë tjetër veçse për veten.

Këtë deklaratë Berisha e tha tek emisioni “Të Paekspozuarit” të MCN.tv.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button