Lajme

Berisha konfirmon foton me Enver Hoxhën: Kam qenë në ditëlindjen e familjes Hoxha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sqaruar rrethanat e foto që po qarkullon në rrjetet sociale, ku ai shihet pranë diktatorit Enver Hoxha.

Berisha shpjegoi në emisionin “Opinion” se kurrë nuk e ka takuar personalisht diktatorin, por fotoja është bërë gjatë ditëlindjes së Lilian Hoxhës, e cila ka qenë në atë kohë drejtore ekzekutive e revistës “Shkenca dhe Jeta”, ku ish-kryeministri ishte anëtar bordi.

“Pyetja e fotografisë është shpjeguar qartësisht nga ish-mjeku i Enver Hoxhës dhe miku im Isuf Kalo, nëse sheh në intervistën time ai që po drejton sot emisionin më ka pyetur a ke takuar personalisht Enver Hoxhën, jo i them unë se personalisht nuk e kam takuar kurrë. Po ti them ka kaluara dhe ia bëj me dorë ekzakt ajo që tregon fotografia. Kemi qenë në jë ditëlindje që mesapi unë e Lilian Hoxhës, e cila ka qenë në atë kohë drejtore ekzekutive e revistës “Shkenca dhe Jeta” dhe unë kam qenë bashkëpunëtor dhe anëtar bordi i kësaj reviste. Nëse një takim kolektiv quhet personal, unë kam sqaruar dhe herët e tjera, por unë nuk kam mohuar që unë kam patur miqësi me djalin e tij. Kjo është fotografia”,-tha Berisha.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button