Lajme

Berisha në koalicion me LSI

Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar sot 6 kandidatët për kryetar bashkie, dalë nga primaret e së dielës në anëtarësinë e Partisë Demokratike.

Pas prezantimit të kandidatëve, Berisha u shpreh se dita e djeshme ishte rikthim i votës së lirë dhe njëherazi i dinjitetit të njerëzve të lirë.

Ish-kryeministrit Sali Berisha deklaroi sot se koalicioni opozitar do të quhet “Shtëpia e Lirisë” dhe do të ketë logon e vet, gjë e cila, sipas tij, është normale në çdo koalicion dhe logoja nuk është më e partisë, por e koalicionit.

“Lëvizja Socialiste është pjesë e këtij koalicioni si dhe parti të tjera”, tha Berisha.

Po ashtu, Berisha shtoi se “ne marrim pjesë në zgjedhje, sepse bojkoti i zgjedhjeve nuk është opsion për ne”.

“Do të ketë një koalicion në përputhje me ligjin dhe në atë marrëveshje do paraqitet dhe logoja të cilin çdo shqiptar e ka të qartë se logon tonë të vërtetë e ka konfiskuar Edi Rama”, u shpreh PD-ja.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button