Lajme

Berisha njofton protestën: Më 20 Dhjetor kundër Ballkanit të Hapur dhe vjedhjes kombëtare

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar protestë kombëtare në Tiranë me datë 20 Dhjetor. Në ditën kur presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka njoftuar vizitë në Tiranë, Berisha deklaroi se do të ketë protestë kundër Ballkanit të Hapur dhe vjedhjes kombëtare.

“Me datën 19 Dhjetor revolucioni do finalizohet me zhbërjen e narkoshtetit. Unë kam një lajm për shqiptarët. 20 Dhjetori është protesta kombëtare e shqiptarëve. Më 20 Dhjetor protesta ka dy qëllime kryesore. Së pati kundër Ballkanit të Hapur dhe së dyti protesta e vjedhjes kombëtare”, tha Berisha në Opinion.

Berisha tha se firmat dhe fletët e votimit mund të verifikohen edhe nga pala tjetër. Ai tha se gjykata mund të përcaktojë pasojat e statutit por jo ta legjitimojë atë pasi sipas tij ajo tashmë është legjitime.

“Një sekretar prej tyre dhe një prej nesh mund të vijnë të verifikojnë çdo firmë. Janë marrë me qindra firma të nevojshme të anëtarëve të Kuvendit për të propozuar shkarkimin e tij. Të gjitha votat, fletët e votimit të 4443 delegatëve që kush të dojë nga ju ne jua vëmë në dispozicion. Tani ju i thoni për gjykatën. Gjykata certifikon statutin. Në qoftë se konstaton se statuti nuk përputhet me kushtetutën, thotë se ky nxit këtë e atë.

Këtë ka gjykata, jo për të legjitimuar se ai legjitimuar. Kemi çdo emër dhe çdo fletë votimi të atyre që kanë votuar. Janë njerëz që erdhën nga anë e kënd e Shqipërisë. Te shoqata Basha-Bardhi, sa lexoi emrat i dolën me dhjetëra kundra dhe thanë nuk jemi këtu. Ne kemi votat e 4446 delegatëve dhe kemi pjesëmarrjen e 4935 delegatëve. Ata nuk shkojnë në Kuvendin e Bashës. Ne nuk na ka dalë njeri të na kundërshtojë një emër. Gjkatës foli në mënyrë më të fuqishme”, tha Berisha.

Ai u shpreh se Basha e ka zhytur Partinë Demokratike në një krizë më të rëndë duke e çuar në një nivel ku nuk ka rënë asnjëherë as Partia Socialiste.

“Nuk ka diskutim që kjo ishte krizë shumë e rëndë e Partisë Demokratike dhe në qoftë se ju bëni publike disa sondazhe që keni tregojnë një rënie përtokë të saj pas zgjedhjeve. Dihet që çdo forcë2 politike që humb zgjedhjet bie. Po ajo ra sidomos pas vendimeve që mori Lulzim pengu. Në këto shifra nuk ka rënë ndonjëherë as Partia Socialiste. Kjo ishte një krizë e thellë e cila në mënyrë të pabesueshme, u tejkalua. Sot Partia Demokratike është në kuotën e 25 prillit falë këtij revolucioni që ka shpërthyer.

Është ngjitur në mënyrën më të pabesueshme. Me veprimet që bëri peng Basha i shtriu drejt kalbëzimit. Ata u ngritën si feniksi nga hiri në mënyrën më të jashtëzakonshme me thirrjen e një njeriu që kishte 8 vite pa i takuar asnjëherë, me thirrjen e një njeriu i cili kishte një ndëshkim absolutisht të padrejtë. Pas 8 vitesh mund të kishte dhe shumë prej tyre që nuk e njihnin më. Kjo ishte thirrje e tyre. Ajo masë e madhe njerëzish është edhe 10 herë më e madhe nga ajo që duket, në katër anët e botës”, deklaroi Berisha. m.v/Abcnews.al

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button