Lajme

Biden dhe Putin do të takohen për të biseduar për Ukrainën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, shumë shpejt do të takohen për të biseduar për zhvillimet në Ukrainë.

Kjo u bë e ditur nga sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, në margjinat e një takimi ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në kryeqytetin suedez, Stokholm.

Blinken u takua me ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov, dhe foli për nevojën e “gjetjes së një ekuilibri interesash”.

“Ne patëm një bisedim shumë të drejtpërdrejtë, shumë të sinqertë, jopolemik të pikëpamjeve. Ishte serioze, besoj se ministri i Jashtëm do t’ia tregojë bisedën presidentit Putin. Unë do të bëj të njëjtën gjë, sigurisht, me presidentin Biden. Mendoj se ka mundësi që presidentët do të flasin drejtpërdrejt me njëri-tjetrin në të ardhmen e afërt”, ka thënë Blinken.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button