Lajme

Biden nënshkroi ligjin e ri – 770 miliardë dollarë për mbrojtjen kombëtare

Presidenti i SHBA-së Joe Biden nënshkroi sot një ligj të ri për mbrojtjen kombëtare (NDAA) për 2022, i cili mundëson një buxhet prej 770 miliardë dollarësh për mbrojtjen, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Në fillim të këtij muaji, ligji u miratua në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve, pasi mori mbështetje të madhe nga demokratët dhe republikanët, kujton Reuters.

Buxheti është rreth pesë për qind më i lartë se viti i kaluar dhe është rezultat i një kompromisi midis demokratëve dhe republikanëve, pasi ligji ishte shtyrë më parë nga mosmarrëveshjet midis dy partive kryesore mbi politikat ndaj Kinës e Rusisë.

Pagat e ushtarëve do të rriten me 2.7 për qind dhe është planifikuar blerja e më shumë avionëve dhe luftanijeve në mënyrë që SHBA-ja të përballet më mirë me kërcënimet gjeopolitike, veçanërisht nga Rusia e Kina, shton agjencia britanike e lajmeve.

NDAA përfshin, ndër të tjera, 300 milionë dollarë për Iniciativën e Ndihmës për Sigurinë e Ukrainës, e cila është mbështetje për forcat e armatosura të Ukrainës, dhe 4 miliardë dollarë për Iniciativën Evropiane të Mbrojtjes dhe 150 milionë dollarë për Bashkëpunimin e Sigurisë Baltike. /kp/

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button