Lajme

Biden: Nuk kam në plan të flas me Putinin

Presidenti Biden tha se nuk ka “nuk ka plane të bisedojë” me presidentin rus, Vladimir Putin pasi ai njoftoi një sulm ushtarak në Ukrainë.

Më herët në fjalimin e tij, Biden tha: “Agresioni i Putinit kundër Ukrainës do të përfundojë duke i kushtuar shtrenjtë Rusisë ekonomikisht dhe strategjikisht”.

“Putini do të jetë një i pabesë në skenën ndërkombëtare,” shtoi ai.

“Zgjedhja e Putinit për të bërë një luftë krejtësisht të pajustifikueshme kundër Ukrainës do ta ketë lënë Rusinë më të dobët dhe pjesën tjetër të botës më të fortë.”

Gjithashtu gjatë fjalimit ai prezantoi edhe katër sanksionet e reja ndaj Rusisë.

1. Kufizimi i Rusisë për të bërë biznes në dollarë, euro, paund, jen, për të qenë pjesë e ekonomisë globale.

2. Ndalimi i aftësisë për të financuar dhe rritur ushtrinë ruse.

3. Dëmtimi i aftësisë së tyre për të konkurruar në ekonominë e shekullit të 21-të të teknologjisë së lartë.

4. SHBA sanksionoi bankat ruse që së bashku mbajnë rreth 1 trilion dollarë aktive.

Ai shtoi, “ne po bllokojmë edhe katër banka të tjera të mëdha. Kjo do të thotë se çdo aset që ata kanë në Amerikë do të ngrihet.”

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button