Lajme

Biden – Putinit: Do të kundërpërgjigjem bashkë me evropianët, nëse vazhdon pushtimin e Ukrainës

Presidenti amerikan, Joe Biden, i ka treguar drejtpërdrejt homologut rus, Vladimir Putin, se si Shtetet e Bashkuara dhe aleatët evropianë do të përgjigjen, nëse Rusia e pushton edhe më tej Ukrainën, sipas këshilltarit për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Ukrainë publikoi një deklaratë të këshilltarit për Siguri Kombëtare të Presidentit Biden, Jake Sullivan, i cili dha hollësi rreth bisedës mes dy presidentëve,.

“Presidenti Biden e përsëriti përkrahjen e ShBA-së për Ukrainën. Ai i tregoi drejtpërdrejt Putinit se si Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë evropianë do të përgjigjeshin, nëse Rusia e pushton më tej Ukrainën. Ai i tha Presidentit Putin se është një opsion tjetër: de-eskalimi dhe diplomacia”, tha këshilltari Sullivan.

“Ne do t’u ofronim pajisje shtesë të mbrojtjes për ukrainasit përtej asaj që tashmë jemi duke e ofruar dhe do t’i fortifikonim aleatët tanë të NATO-s në krahun lindor me kapacitete shtesë si reagim ndaj një eskalimi të tillë”, shtoi zyrtari i lartë amerikan.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button