Lajme

Bideni i do urgjent Kosovën e Ballkanin të rehatuar në BE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, dhe kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, kanë mbajtur takimin e parë bilateral.

Pas bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë, dy liderët botëror treguan se folën për çështjet më të rëndësishme të politikës përfshirë Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor, njofton Klan Kosova.

“Ne e konfirmuam përkushtimin tonë që ta përfundojmë punën në integrimin e Ballkanit Perëndimor në institucionet e Bashkimit Evropian dhe që më në fund ta realizojmë Evropën si të tërë, të lirë e në paqe” tha Biden, gjatë konferencës së përbashkët.

Temat e njëjta u diskutuan edhe në takimin e përbashkët mes ShBA-ve dhe Bashkimit Evropian në Washington në kuadër të Komitetit për Energjetikën.

“Ne e dërgojmë një porosi të fortë nëpërmjet përkushtimit tonë të përbashkët për të forcuar sigurinë energjetike në Evropë, dhe te fqinjët tanë të menjëhershme. Flas këtu për Ukrainën e sidomos Ballkanin Perëndimor” tha përfaqësuesi i lartë i BE-së për siguri dhe politikë të jashtme, Josep Borrell.

Nikoqir i delegacionit evropian ishte sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken.

https://youtu.be/wGUqExXw28Q

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button