Lajme

Bieber kundërshton një indeks që e rendit Serbinë të parën në rajon për demokraci

Njohësi i çështjeve të Ballkanit, Florian Bieber ka komentuar një indeks të demokracisë të publikuar nga “Economist Intelligence”.

Bieber përmes një postimi në Twitter e ka quajtur të çuditshëm këtë indeks, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Sipas tij, EIU e ka renditur Serbinë më së larti nga të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor në indeksin e demokracisë, teksa sipas tij, injorohet Kosova.
“Indeksi i çuditshëm i demokracisë nga “Economist Intelligence”. Ende injoron Kosovën dhe rendit Serbinë më mirë, përfshirë në procese zgjedhore dhe pluralizëm sesa Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Pse nuk përfshihet Kosova dhe cila është baza për ta renditur Serbinë më të mirën në BB6 për sa i përket demokracisë? Nuk përputhet me indekset e tjera dhe realitetin”, ka shkruar ai në Twitter.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button