Lajme

Blinken njofton sanksione të reja nga SHBA-ja

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka njoftuar se SHBA-ja do të vendosë sanksione të reja.

Ai tha se do të vendosen ndalesa për marrje vizash drejt SHBA-së për zyrtarë dhe ish-zyrtarë të korruptuar, njofton Klankosova.tv.

“Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione dhe ndalesa vizash për 11 zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë të korruptuar. Së bashku, ne mund të luftojmë korrupsionin dhe të promovojmë llogaridhënien dhe qeverisjen e mirë,” shkroi Blinken në një postim në Facebook.

Përmes një komunikate për media, Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja e Departamentit Amerikan të Thesarit, dje ka njoftuar se ka targetuar rrjetet e korrupsionit në disa shtete të Evropës dhe Hemisferës Veriore. Në mesin e tyre edhe Zvonko Veselinoviqin dhe grupin e tij të krimit të organizuar, siç u tha, si përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button