BotaLajme

Boris Johnson e krahason Putinin me Millosheviqin: I njëjti agresion u përdor edhe ndaj Kosovës

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, tha se këtë luftë që po e bën Putini është e afërt me atë që ka bërë Sllobodan Millosheviq në Kosovë.

Ai para deputetëve britanikë tha se kjo është i njëjti agresion që u përdor edhe nga Millosheviqi ndaj Kosovës, ku po ashtu përmendi se Millosheviqi vdiq derisa po gjykohej, shkruan theguardian.

“Unë mendoj se një nga gjërat më magjepsëse për atë që Putini po bën është se sa e afërt ka një analogji midis veprimeve të tij dhe atyre të Slobodan Millosheviçit.
Pikërisht e njëjta marrëzi që tregohet për bashkimin mistik mes Kosovës dhe Beogradit, mes Kievit dhe Moskës, saktësisht i njëjti agresion dhe mos harroni se Sllobodan Millosheviqi vdiq gjatë gjykimit”, tha ai.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button