Lajme

Borrell pritet nga Blinken në Shtëpinë e Bardhë, diskutojnë edhe për Ballkanin Perëndimor

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, sot është takuar me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, me të cilin ka biseduar për një sërë çështjesh gjeopolitike si dhe për situatën rreth Ukrainës dhe kërcënimet ruse.

Ai ka thënë se vazhdimi i bashkëpunimit të ngushtë BE-SHBA është çelësi për të shmangur përkeqësimet dhe për të mbizotëruar diplomacinë.

“Sot ne kemi dërguar një mesazh të fortë për vendosmërinë tonë të përbashkët për të forcuar sigurinë energjetike në Evropë dhe në fqinjësinë tonë të drejtpërdrejtë, e kam fjalën për Ukrainën, por edhe për Ballkanin Perëndimor. Sa i përket krizës aktuale rreth Ukrainës, ne kemi parë sy më sy vendosmërinë tonë për t’iu dhënë një përgjigje të bashkuar kërcënimeve të Rusisë. Kjo është pasuria jonë më e mirë”, ka thënë Borrell në një konferencë për media pas takimit me Blinken.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button