Lajme

Borrelli Kurtit: Më vjen keq kryeministër, por duhet t’ju kërkoj ta formoni Asociacionin

Shefi i lartë për Politikë të Jashtme i BE-së, Josep Borrell, ka kërkuar të vazhdojë procesi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ai gjatë konferencës me kryeministrin Albin Kurti ka kërkuar zbatimin e të gjitha marrëveshjeve që burojnë nga ky proces, duke përfshirë atë për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

“Jam demokrat dhe nuk jam këtu për të shërbyer për ndonjë politikan. Dialogu është i vetmi forum për të zgjidhur çështjet e hapura. Nuk pajtohem me ju kur thoni se Gjykata Kushtetuese e bën të pamundur implementimin e Marrëveshjes për Asociacionin, e cila është lidhur nga përfaqësuesit e të dyja palëve”, është shprehur Borrelli.

“Më vjen keq kryeministër, por duhet t’ju kërkoj që vazhdimisht ta implementoni këtë marrëveshje. Krijimi i Asociacionit është pjesë e Marrëveshjes së Brukselit, është e lidhur në mirëbesim nga palët dhe sigurisht që presim që të gjitha marrëveshjet të zbatohen nga të dyja palët”.

Me këtë rast Kurti ka thënë se kur Gjykata Kushtetuese e Kosovës me 23 pika e ka hedhur poshtë këtë çështje, ka qenë Beogradi që ka reaguar dhe jo serbët e Kosovës.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button