Lajme

Boshnjaku Adis Ahmetoviq, raportues i Bundestagut për Ballkanin Perëndimor

Deputeti me origjinë boshnjake, Adis Ahmetoviq, do të jetë raportues i parlamentit gjerman për Ballkanin Perëndimor.

Detyrën e re, anëtari Partisë Social Demokrate e mori nga bashkëpartiaku me origjinë kroate, Josip Juratoviq.

Në mesin e nëntorit, këta të dy u takuan me anëtarin e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Zheljko Komshiq në Shtutgart, disa javë pasi Ahmetoviq u zgjodh në Bundestag me zgjedhje të drejtpërdrejta.

Aty kishte shprehur kundërshtimin ndaj veprimeve të përfaqësuesit serb në presidencë, Milorad Dodik, kundër marrëveshjes së Dejtonit, duke vënë në pikëpyetje strukturën shtetërore.
Ahmetoviq, në atë kohë, kishte shprehur mendimin se veprime të tilla duhet të ndalen me sanksione dhe përforcime ndërkombëtare, përfshirë edhe atë ushtarake.

Deputeti madje, kishte kërkuar edhe nga Gjermania të ndjek rrugën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të cilat në janar vendosën sanksione ndaj Dodikut dhe një pjesë të rrethit të tij.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button