Lajme

Bota ua bëri bllok fluturimeve me Rusinë, Serbia i shton ato

Gati të gjitha shtetet e Evropës, SHBA-ja, Kanadaja e shumë vende tjera demokratike kanë mbyllur hapësirat e tyre ajrore për kompanitë ruse të fluturimeve dhe atyre që janë të regjistruara në Rusi për shkak të agresionit mbi Ukrainën.

Si kundërpërgjigje, Rusia ndaloi mbi qiellin e saj fluturimet e kompanive të këtyre shteteve.

Por ka një përjashtim, midis Evropës.

Serbia është shteti i vetëm në Evropë bashkë me Bjellorusinë – aleate të Rusisë në luftën e Ukrainës – që nuk i ka vënë sanksione. Madje, nga kompania “Air Serbia” kanë njoftuar se kanë planifikuar të fusin në funksion aeroplanë më të mëdhenj për linjat me Moskën – Airbus A330-200.

Siç shkruan “b92” të martën, deri më tash kjo kompani kishe tetë linja në javë drejt Moskës dhe një drejt St Petersburgut.

Gjatë verës, kjo kompani ka linja edhe drejt Krasnodarit e Rostovit, kurse planifikon të shtojë edhe një drejt Socchit.

Brukseli zyrtar dhe diplomatë të shumtë kanë kritikuar Serbinë për qëndrimin e saj karshi luftës. Serbia nuk ka pranuar të dënojë sulmin e Rusisë mbi Ukrainën, por vetëm ka thënë se “respekton sovranitetin e Ukrainës”, gjë që në masë të madhe e bën edhe Rusia.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button