KurioziteteLajme

Britani gjendet fosili më i madh i ‘kuçedrës së detit’

Fosili i ichthyosaur që u zbulua në Rutland Water Nature Reserve që ka njoftuar se është më i madhi që kanë gjetur deri tani i këtij lloji gjallese,

Ky zbulim i skeletit të ichthyosaur është vlerësuar nga shkencëtarët si një prej gjetjeve më të rëndësishme në historinë britanike të paleontologjisë.

Fosili ishte vërejtur së pari në shkurt të vitit 2021 nga shkencëtari Joe Davis gjatë një vizite rutinë.
Ky fosil është datuar të jetë afërsisht para 180 milionë vitesh dhe është 10 metra i gjatë me kafkë që i peshon rreth një ton. Dy fosile të pakompletuara të dy ichthyosaur janë gjetur në të njëjtin rezervat në vitet e 70’ta, por ky është zbulimi i një fosili komplet dhe më të madh që është gjetur në Britani.

Sipas dëshmive të fosileve dihet që ichthyosaur janë shfaqur së pari para 250 milionë vitesh dhe janë zhdukur 90 milionë vite më parë. Ata kanë evoluar nga një specia zvarranikësh që më vonë janë kthyer në det, ngjashëm me paraardhësit e delfinëve dhe balenave që ishin shtazë tokësore.

Ichthyosaurs kanë nofkën ‘kuçedra deti’ për shkak të syve dhe dhëmbëve të mëdhenj.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button