Lajme

Brnabic i del kohë ta komentoj Berishën, ia çfarë thotë për të

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, ka folur rreth ish-kryeministrit Sali Berisha, duke e quajtur politikan të së kaluarës dhe se politikën e ndërton me konflikte.

Reagimi i saj vjen një ditë pas protestës së organizuar në Tiranë kundër nismës së Ballkanit të Hapur, teksa presidenti serb Vucic e kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zaev ndodhen në Tiranë.
“Protestat padyshim që patën mbështetje nga Beogradi” – tha Brnabic në një talk show në televizionin Happy TV, pa përmendur specifikisht askënd.
“Ka njerëz që tërhiqen nga forcat e së shkuarës e të tjerë që tërhiqen drejt së ardhmes, sepse disa njerëz thjesht nuk mund të imagjinojnë një të ardhme të ndryshme nga e kaluara e rajonit,” shtoi ajo, shkruan N1.

Sipas saj, nisma e ‘Open Balkan’ kundërshtohet nga njerëz ‘të ngecur në disa stereotipe nga të cilat nuk mund të dalin’ dhe shtoi se ka njerëz që kanë frikë se nisma do të zbulojë të gjitha dobësitë e tyre:

“Politika e tyre e vetme është politika e konfliktit, jo e bashkëpunimit. Shumë politikanë në fakt janë politikanë të së shkuarës që duan të ndërtojnë politikën e tyre me konflikt.”

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button