Lajme

Bullgaria: Nuk ndryshojmë qëndrim për Maqedoninë

Bullgaria nuk do të ndryshojë qëndrim për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian të Republikës së Maqedonisë. Kështu bëri të ditur Këshilli i Ministrave ditën e sotme në Bullgari.

Këshilli i Ministrave në Bullgari, sqaroi se “shteti i tyre do t’i përmbahet Deklaratës së Asamblesë Kombëtare të datës 10 tetor 2019 në lidhje me zgjerimin e BE- së dhe Procesin e Stabilizim-Asociimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë.

Mediat bullgare, BGNES sqaroi se “ky qëndrim i Bullgarisë do të mbrohet gjatë mbledhjes së Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme (KP), që do të mbahet më 14 dhjetor 2021 në Bruksel.

“Për Bullgarinë, parimi themelor i meritave të secilit kandidat mbetet vendimtar. Bullgaria beson se Shqipëria është e gatshme të bëjë përparim në rrugën drejt BE-së dhe është e gatshme të mbështesë miratimin e Kuadrit Negociator për vendin dhe mbajtjen e të parës konferencë Ndërqeveritare”, mësohet se thuhet në qëndrimin e qeverisë bullgare.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button