Lajme
Burri tenton të hapë derën e avionit gjatë fluturimit, arsyeja do t’ju çudisë

Momente të çuditshme janë shënuar në fluturimin e një dite më parë Billund-Tuzla.
Sipas raportimeve, një burrë ka tentuar të hapë derën e avionit gjatë fluturimit, me arsyetimin se dëshironte të zbriste në Beograd.
Nga ana tjetër mediat e huaja raportojnë se aeroplani për shkak të mjegullës nuk mundi të ulej në aeroportin e Tuzlës dhe pas informacionit se fluturimi ishte devijuar për në Beograd, një nga pasagjerët u ngrit nga ulësja e tij dhe u përpoq të hapte derën.
Ndër të tjera mësohet se pasi burri u pengua të bënte një gjë të tillë, vetëm sepse do ndalonin në Beograd të njëjtën ka tentuar të bëjë edhe gruaja e tij. Më pas të dy ata janë ndaluar nga policia.