Lajme

Cavusoglu: Turqia s’mund t’ua ndalojë luftanijeve ruse qasjen në Detin e Zi

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, tha të premten se vendi i tij nuk mund t’ua ndalojë qasjen në Detin e Zi luftanijeve ruse përmes ngushticave të saj, siç ka kërkuar Ukraina, për shkak të një pike në një pakt ndërkombëtar, që ua lejon anijeve kthimin në bazën e shtetit të vet.

Ukraina ka kërkuar nga Turqia që t’ua bllokojë kalimin luftanijeve ruse nëpër Ngushticën e Dardaneleve dhe Ngushticën e Bosforit, që çojnë në Detin e Zi, pasi Moska të enjten nisi sulm ndaj Ukrainës përmes tokës, ajrit dhe detit, shkruan Reuters.

Sipas Konventës së Montreaux-it të vitit 1936, Turqia e ka kontrollin mbi këto ngushtica dhe mund ta kufizojë kalimin e luftanijeve në kohë lufte ose nëse është e kërcënuar, por kërkesa e Ukrainës e ka vendosur Turqinë në pozitë të vështirë, pasi po mundohet që t’i menaxhojë njëkohësisht zotimet perëndimore dhe lidhjet e ngushta me Rusinë.

Duke folur në Kazakistan, kryediplomati turk tha se Turqia është duke e studiuar kërkesën e Kievit, por shtoi se Rusia ka të drejtë, sipas konventës, që t’i kthejë anijet e veta në territorin e vet, në këtë rast, në Detin e Zi.

“Nëse vendet e përfshira në luftë bëjnë kërkesë që t’i kthejnë anijet në bazat e tyre, kjo duhet të lejohet”, citohet nga gazeta “Hurriyet” të ketë thënë ministri turk.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button