Lajme

Çështja Djokovic komplikohet, mediat australiane njoftojnë: “Rrezikon 5 vjet burg”

Ndërsa pret të mësojë nëse mund të qëndrojë në Australi, situata e Nole Djokovic pasurohet me detaje të tjera. Kampioni serb është rikthyer të flasë në rrjetet sociale, duke shpjeguar versionin e tij të fakteve që kanë të bëjnë me menaxhimin e pozitivitetit ndaj Covid e duke pranuar disa gabime që mund të komplikojnë pozicionin e tij.

Sipas asaj që bëjnë të ditur mediat australiane, në fakt, në bazë të “Crimes Act” Nole rrezikon pesë vite burg për deklarata të rreme. Në lidhje me verifikimin e pozitivitetit të tij, për më tepër, një tjetër mister u shfaq në datën e komunikuar nga tenisti për autoritetet australiane për të siguruar përjashtimin e vaksinimit.

GAZETARI I L’EQUIPE: “NOLE NUK THA SE ISHTE POZITIV”
Gazetari francez i L’Equipe, i cili intervistoi Novak Djokoviç në Serbi më 18 dhjetor, nuk ishte informuar se tenisti ishte pozitiv me Covid. Në një artikull të botuar nga gazeta sportive franceze, reporteri Franck Ramella shpjegon se ai mësoi për infeksionin vetëm pasi tenisti u arrestua në Australi. Gazetari më pas thotë se i është kërkuar që të mos bëjë pyetje për vaksinat gjatë intervistës, e cila zgjati rreth 30 minuta dhe u organizua në kuadër të ndarjes së çmimit Champions Aëard dell’Equipe për Djokovic. Gazetari raporton gjithashtu se serbi e ka mbajtur maskën gjatë intervistës, por e ka hequr atë gjatë fotosesionit për çmimin, siç ka pranuar edhe vetë tenisti. Më pas Ramella shton se ka rezultuar negativ në një test të kryer dje.

51% E AUSTRALIANËVE KËRKOJNË DËBIMIN E SERBIT
Sipas një prej enteve kryesore të sondazheve të Australisë, Utting Researc, 51% e qytetarëve besojnë se Novak Djokovic duhet të dëbohet. 31% ishin më tolerantë dhe votuan kundër, ndërsa 18 të tjerët preferuan të mos shpreheshin. Duke marrë të njëjtin pyetësori, më pas del se 43% kanë mendim negativ për “personazhin e Djokovic”, vetëm 27% pozitiv dhe pjesa tjetër nuk janë shprehur.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button