Lajme

Çfarë funksioni ka Shqipëria si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së?

Me hyrjen e vitit të ri 2022, Shqipëria nisi zyrtarisht mandatin e saj dy-vjeçar si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Kjo ngjarje është historike për diplomacinë e vedit dhe mund të cilësohet edhe si më madhorja në çështjet e politikës së jashtme.

Por, paçka se nderi është i madh, detyra dhe përgjegjësitë janë edhe më shumë.

Shumë mendojnë se pesë vendet anëtare të përhershme të këshillit (SHBA, Kinë, Rusi, Britani e Madhe, Francë), janë ato kryesoret dhe fuqiplotë në çdo vendim.

E vërteta është se këto pesë shtete, kanë të drejtën e vetos në këshill. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se 10 vendet e tjera me mandat të përkohshëm, nuk kanë asnjë rol.

Përkundrazi, funksioni i tyre është shumë i rëndësishëm.

Funksioni shqiptar

Në bazë procedurale, Shqipërisë do t’i takojë presidenca e këshillit dy herë gjatë mandatit dy-vjeçar.

Ky funksion ka një rotacion mujor mes 15 vendeve pjesëtare.

Si e tillë, delegacioni shqiptar do të drejtojë mbledhje me rëndësi dhe do të marrë pjesë në to me të drejtë të plotë vote – por jo vetoje. Në këto mbledhje, mund të influencohet mbi çështje specifike, të cilat janë me rëndësi për rajonin të cilin vendet përfaqësojnë.

Shqipëria fjala bie, nëpërmjet kryediplomates Olta Xhaçka, e ka bërë të qartë se do të lobojë për njohjen e mëtejshme të Kosovës ndërkombëtarisht.

Po ashtu, rol do të ketë edhe në krijimin e organeve paqeruajtëse apo të tryezave ndërmjetësuese.

Në rastet e tryezave vendimarrëse, delegacioni shqiptar do të shprehë vullnetin e shtetit nëpërmjet votës. Këtu përfshihen edhe misione për ndërhyrje ushtarake, misione humanitare apo më gjerë.

Nëpërmjet takimeve informale, pala shqiptare do të ketë mundësi të lobojë edhe më gjerësisht mbi çështje të interesave kombëtare e rajonale. Poizicionimi si vend anëtar i Këshillit të Sigurisë është i volitshëm pasi e vendos vendin në pozita më të favorshme negociuese dhe i jep një faqe më të besueshme diplomacisë, duke qenë se është votëbesuar për të mbajtur pozitën e lartë.

Për shembull, në një tablo pasqyruese, gjatë vitit 2018, Këshilli i Sigurisë ka mbajtur 423 takime. Mes tyre, 275 takime publike, 13 private dhe 135 konsultative.

Nga ato, janë marrë 117 vendime. 54 kanë qenë në formën e rezolutave dhe 63, vendime të tjera.

Shqipëria do të ketë të njëjtën mundësi për të votuar mbi këto vendime me rëndësi globale.

Prioritetet e tjera, lidhen edhe me adresimin e çështjeve të klimës. Këto të fundit, janë ndër më të diskutuarat botërisht në këtë fillim të viteve 2020’.

Po ashtu, hapësirë ka edhe për diskutime mbi sigurinë ekonomike, barazinë gjinore dhe forcimin e multilateralizmit.

Për këtë arsye, përzgjedhja e Shqipërisë ka shënjuar një çast shumë të rëndësishëm në diplomacinë e vendit.

Mbi angazhimin e Tiranës zyrtare, priten vetëm takimet e para, për të parë qëndrimet.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button