Lajme

Cili është ndryshimi midis qëndrimit të përhershëm dhe shtetësisë zvicerane?

Çfarë është leja e përhershme e qëndrimit dhe kush ka të drejtë për të?

Sipas Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM), shtetasve të 16 vendeve të BE-së dhe shtetasve të EFTA-s “u jepet leje vendosjeje në bazë të traktateve ose marrëveshjeve reciproke pas pesë vitesh qëndrim të rregullt dhe të pandërprerë në Zvicër”.

SEM shtoi se Qiproja, Malta, vendet anëtare të BE-8, Rumania, Bullgaria dhe Kroacia, janë të përjashtuara, pasi nuk ekzistojnë traktate të tilla, përcjell albinfo.ch.

Qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar që u bënë rezidentë të përhershëm përpara Brexit, mund të mbajnë lejet e tyre C për një kohë të pacaktuar.

Të huajt nga “kombet e treta” mund të aplikojnë për qëndrim të përhershëm pas dhjetë vjetësh të jetuarit të vazhdueshëm në Zvicër sipas lejes B ose L.

Çfarë të drejtash jep leja C?

Ndryshe nga lloji ‘më i ulët’ i lejeve – si L për ‘rezidentët afatshkurtër’ dhe B për ‘shtetasit e huaj rezidentë’ – të cilat rregullohen nga kushte dhe kufizime të ndryshme – ata që kanë një leje C gëzojnë pothuajse të njëjtat të drejta si qytetarët zviceranë.

Midis tyre janë aksesi i pakufizuar në punësim, aftësia për të ndryshuar vendet e punës ose kantonet e banimit, ngritja e bizneseve të veta, blerja e pronave të paluajtshme pa asnjë kufizim dhe aksesi në grante arsimore.

Pra, a është një leje C ekuivalente me shtetësinë zvicerane?

Shumë njerëz mendojnë kështu, gjë që mund të shpjegojë pse vetëm një përqindje e vogël e banorëve të huaj të përhershëm natyralizohen – pak më shumë se dy përqind, sipas një studimi nga Universiteti i Neuchâtel.

Por një leje C ka kufizime të caktuara.

Për shembull, leja është e vlefshme për një kohë të pacaktuar, për sa kohë që mbajtësi i saj nuk largohet përgjithmonë nga Zvicra.

Por çfarë ndodh nëse vendosni të ktheheni në vendin tuaj?

Me pasaportë zvicerane keni të drejtë të ktheheni në çdo kohë. Por nëse largoheni nga vendi për më shumë se gjashtë muaj si mbajtës i lejes C, do të humbni statusin e qëndrimit të përhershëm.

Nëse ktheheni përfundimisht, do t’ju duhet të kaloni të gjitha hapat që kërkojnë kohë për të riaplikuar për një leje të re.

Megjithatë, ka mënyra për të shmangur këtë.

Leja C mund të mbahet e vlefshme deri në katër vjet nëse largoheni nga Zvicra për arsye profesionale ose për të vazhduar arsimimin tuaj. Në raste të tilla, ju mund ta vendosni lejen tuaj në pritje derisa të ktheheni.

Për ta bërë këtë, ju duhet të paraqisni një kërkesë për pezullim të përkohshëm të lejes tek autoritetet tuaja kantonale të paktën 30 ditë përpara datës së nisjes.

Ndoshta pengesa më e madhe e statusit të qëndrimit të përhershëm dhe jo shtetësisë së plotë, është se ju nuk keni të drejtën e votës – megjithëse disa kantone dhe komuna zvicerane lejojnë të huajt ta bëjnë këtë.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button