Lajme

Clark: Tregoni Putinit që s’do të fitojë

Gjenerali amerikan, Wesley Clark, i ka bërë thirrje të gjithë botës që t’i tregojnë presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, se ai nuk do të fitojë në luftën me Ukrainën.

Ai i bëri thirrje të gjithëve që t’i tregojnë atij privatisht e publikisht për këtë.

“Duhet t’i tregojmë Putinit që ai nuk do të fitojë. Amerika, Evropa, Azia dhe të gjithë, tregoni atij, privatisht dhe publikisht. Tregoni atij edhe në OKB”, ka shkruar Clark në llogarinë e tij në Twitter.

Më tej, ai gjithashtu u bëri thirrje të gjitha vendeve që t’i tërheqin të gjitha reklamat dhe të ndërtojnë rezistencë ndaj Rusisë.

Kujtojmë se sot është dita e gjashtë e luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës, teksa të dy palët po përgatiten për rundin e dytë të bisedimeve në mënyrë që të arrihet ndonjë armëpushim i mundshëm.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button