KurioziteteLajme

Çmenduri! 145,000 dollarë për një peshk ton në Tokio

Plot 145,000 dollarë ka kushtuar një peshk ton në ankandin tradicional të Vitit të Ri të Tokios.

Ky është Çmimi më i lartë i paguar për një peshk ton në ankandin e parë të vitit pasi kërkesa kishte rënë që nga nisja e pandemisë.

Ankandi i parë i peshkut të vitit në tregun Toyosu është një traditë që tërheq turma tregtarësh

Ofertuesit shpesh paguajnë shumë të madhe parash për të fituar tonin me çmimin më të lartë, i cili shihet si një gjë që sjell fat të mirë, si dhe shumë publicitet për blerësin.

Peshku me në fjalë ishte rreth 211 kilogramë, dhe u kap në rajonin verior Aomori të Japonisë.

Ai u dorëzua më pas në një restorant në lagjen Omotesando të Tokios për t’u prerë në feta dhe fileto për publikun.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button