Lajme

CNN raporton për solidarizimin që Kosova i bëri Ukrainës

Televizioni amerikan, CNN ka raportuar rreth solidarizimit që Kosova i ka bërë shtetit të Ukrainës.

“Russia-Ukraine tensions/ Kosova stands in solidarity with ukraine”, është titulli i mediumit të madh botëror, të cilët e ilustruan me postimin e kryeministrit, Albin Kurti.

Kujtojmë se ndërtesa e Qeverisë së Kosovës mbrëmë është ndriçuar me ngjyrat e flamurit të Ukrainës në kohën kur ky vend ndodhet pranë rrezikut për luftë me Rusinë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet rrjeteve sociale shkroi se “pavarësisht se sa të errëta janë kohët apo sa e vështirë të jetë lufta, historia favorizon të drejtët”.

“Në këtë kohë kritike për popullin ukrainas, ne ndriçuam ndërtesën e Qeverisë për të treguar solidaritetin e popullit të Kosovës me popullin e Ukrainës”, ka shkruar Kurti.

Më herët, në një seancë parlamentare në Kuvendin e Kosovës, kryeministri Kurti tha se Qeveria e Kosovës mbështet sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës.

Presidenti rus, Vladimir Putin, njoftoi njohjen si vende të pavarura të rajoneve të shkëputura të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk. Putin po ashtu nënshkroi marrëveshje në Kremlin me liderët separatistë të rajoneve, ndërsa veprimi i tillë i Rusisë u konsiderua si i papranueshëm nga shumë vende në mbarë botën.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button