LajmeTë tjera

Çudi kosovare: Prishtinasi largon kontejnerët nga vendi, për të parkuar veturën

Ka edhe kështu:

Një rast i çuditshëm i parkimit të veturës ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë. Shoferi ka larguar kontejnerët e mbeturinave nga vendi i tyre dhe e ka futur veturën nën mbulojë.

Sipas fotografisë që po qarkullon në Facebook, shihet se shofer ka parkuar veturën e tij në vendin e kontejnerëve, derisa i ka larguar ata nga vendi i tyre dhe ajo pjesë e destinuar për kontejnerë i është bërë si garazh për veturën e tij.

Kjo sipas qytetarëve ka ndodhur në rrugën për Gërmi në Prishtinë.

Një veprim i tillë sipas Ligjit për rregullat e komunikacionit, mund të dënohet me 30 euro nga Policia e Kosovës.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button