Lajme

Daçiq: Kush dëshiron që të vendosim sanksione ndaj Rusisë, është kundër Serbisë

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar sot se Serbia nuk ka interes të ndjekë një politikë në përputhje me interesat e Perëndimit dhe Lindjes, por në përputhje me interesat e veta dhe se ata që kërkojnë nga Serbia të imponojë sanksionet ndaj Rusisë nuk janë kundër Rusisë, por kundër Serbisë.

Daçiq ka thënë për RTS se Serbia tani është në një situatë ku pritet të zgjedh një anë dhe sipas tij, secili niset nga interesat e veta, ndaj është i logjikshëm qëndrimi i Serbisë.

“Ne nuk kemi interes të ndjekim një politikë në përputhje me interesat e Lindjes dhe Perëndimit, por me interesat tona. Unë e respektoj atë që thonë nga Brukseli, por detyrimi ynë është që politikën e jashtme ta harmonizojmë gradualisht me Brukselin”, ka thënë Daçiq.

“A do të na thonë që ne do të hyjmë nesër në BE që të harmonizojmë politikën tonë sot. Jo, thonë se është për 10, 20 apo 30 vjet. Epo, ne do të harmonizojmë politikën tonë të jashtme pas pesë vjetësh, 10 apo 20 vjet”, shtoi Daçiq.

Daçiq tutje ka thënë se “nuk është se spitali i Kharkovit po i lëndon më shumë qytetarët amerikanë tani sesa viktimat tona në Serbi”.

“Ne i respektojmë të gjitha viktimat, Ukraina është dëm kolateral. A është për ndonjë nga ata që me kaq hipokrizi i kërkojnë Serbisë t’i bashkohet gjithçkaje që thonë. A është goditur RTS-ja, sikurse që u godit kulla televizive në Kiev? A janë prekur nga viktimat civile të fëmijëve në Serbi? Epo, nuk është se spitali në Kharkov po i lëndon më shumë qytetarët amerikanë tani sesa viktimat tona në Serbi”, u shpreh Daçiq.

Daçiq thotë se fuqitë perëndimore do të kërkojnë që Kosova të anëtarësohet në NATO apo edhe në OKB, dhe më pas Serbia “nuk ka kujt t’i drejtohet, përveç Rusisë”.

Deklaratat e Daçiqit i dënoi shefi i Zyrës së Presidentes, Blerim Vela, i cili ka shkruar në Twitter se “një deklaratë e tillë duhet të mjaftojë që institucionet e BE-së dhe shtetet anëtare të rishqyrtojnë pranimin e Serbisë në BE”.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button