Lajme

Daçiq: Serbia nuk do ta njohë Kosovën as direkt e as indirekt

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, është takuar me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe sipas tij, nuk është hapur tema e Kosovës.

Megjithatë Daçiq në një paraqitje televizive të mërkurën mbrëma, tha se qëndrimi i Serbisë për Kosovën nuk do të ndryshojë.

“Nuk do të ketë asnjë njohje direkt e as indirekte”, ka thënë Daçiq, përcjell portali “Blic”.

Escobar dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, janë vazhduar turin e tyre në Beograd, pas qëndrimit 3-ditor në Prishtinë.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button