Lajme

Daniel Serwer: Serbia mund të pranojë Asociacionin pa kompetenca ekzekutive

Eksperti i njohur amerikan për Ballkanin në Universitetin John Hopkins, Daniel Serwer, ka thënë se Serbia mund të pranojë një Asociacion të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, pa kompetenca ekzekutive.

Serwer ka theksuar se kjo do të jetë e mundur, kur Serbia të pranojë se sovranitetin dhe integritetin territoral të Kosovës.

“Beogradi mund të pranojë një Asociacion pa kompetenca ekzekutive, por atëherë do të prisja që pastaj ajo të përdorte Asociacionin për të imponuar autoritetin e vet ekzekutiv. Çështja e Asociacionit do të duket ndryshe sapo Serbia të pranojë në mënyrë eksplicite sovranitetin dhe integritetin territorin të Kosovës. Atëherë shumë më tepër është e mundur”, ka thënë profesori.

Tema e Asociacionit ishte një ndër temat, me të cilat u morën edhe diplomatët perëndimorë, gjatë vizitës së tyre të fundit në Kosovë.

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, me të dërguarin e BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, gjatë takimeve me autoritetet e Kosovës dhe liderët e opozitës, kanë thënë se nuk do të imponojnë modele për Asociacionin, por se Kosova duhet t’iu përmbahet marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel.

“Nuk duhet të jenë ato modele që minojnë sovranitetin apo funksionalitetin e Kosovës. Pra, ne duhet të gjejmë një. Ato mund të gjenden, mund të negociohen dhe mund të dakordohen. Ky është qëllimi i dialogut. Nuk është qëllimi i SHBA-së të imponojë një [model] ose të zgjedhë një, në emër të palëve”, ka thënë Escobar në konferencën e përbashkët me Lajçakun.

Ndërsa, Lajçak ka thënë se askush nuk dëshiron Republikë Sërpska në Kosovë.

“Këshilla ime: Mos kini frikë nga diçka që nuk ekziston dhe askush nuk do t’ua imponojë. Jini të sigurt në vetvete, të vetëdijshëm për faktin se ju jeni bashkudhëheqës në këtë proces dhe jeni partnerë të barabartë. Nuk ka absolutisht asnjë arsye për t’u frikësuar nga procesi që po zhvilloni me Serbinë dhe ne jemi këtu për të siguruar se çdo vendim që do të merret, do të bazohet në standardet dhe vlerat e normave evropiane”, ka theksuar Lajçak.

Ndërsa, kryeministri Albin Kurti, ka thënë se Kosova nuk i frikësohet Asociacionit, mirëpo po tregohet e kujdesshme në këtë çështje.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button