Lajme

Davenport: Dialogu s’është çështje të cilën do të mund ta udhëhiqte OSBE-ja

Pavarësisht se aktualisht dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka stagnuar, shefi i Zyrës së OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, i cili më parë ka qenë shef i delegacionit të BE-së në Serbi e po ashtu ambasador i Britanisë në po të njëjtin shtet, beson se ekziston vullnet qe brenda vitit 2022 të arrihet një marrëveshje për normalizim raportesh mes Kosovës dhe Serbisë.

Ambasadori Davenport, gjatë një interviste për televizionin publik, ritheksoi gatishmërinë e OSBE-së në implementimin e marrëveshjeve konform misionit që kanë ose implementim të ndonjë marrëveshjeje, po qe se një gjë e tillë u kërkohet. Intervistën e plotë të shefit të OSBE-së në Kosovë mund ta ndiqni në orën 20:30.

“Pra, ka mënyra të shumta në të cilën do të mund ta mbështesnim procesin, si dhe jemi të gatshëm për këtë punë, si dhe do të vazhdojmë të ruajmë këtë gatishmëri për mbështetje të zbatimit të tyre, në fushat të cilat janë në kuadër të mandatit tonë, apo edhe kur na kërkohet të bëjmë diçka nga palët”.
“Unë besoj që gjithsesi ka interesim të dyanshëm, sepse arritja e një rezultati në dialog është diçka që do të ishte në dobi të qytetarëve gjithkund në rajon, si dhe do të përçonte një sinjal tejet të fuqishëm edhe këtu, por edhe gjetiu. Pra, po, ka interes, besoj që kemi pasur kënaqësinë të shohim që kontaktet në dialog kanë vazhduar, si dhe besoj që të gjithë shpresojmë që ky proces të ecë mirë në muajt vijues, si dhe në tërë vitin 2022”, thotë Davenport.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button