Lajme

Deklarata e Erdogan në Ankara për Kosovën, Serbia po përgatit notë proteste

Serbia ka përgatitur një notë proteste për Turqinë, pasi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se Turqia do të avokojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Këtë e bëri të ditur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i cili tha se Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë ka përgatitur një notë proteste ndaj Turqisë.

“Nëse do ta dorëzojmë ose jo [notën e protestës] do të vendosim sonte. Sigurisht, ne nuk e shohim këtë si një lëvizje miqësore”, tha Vuçiq.

Më 1 mars, Erdogan pas një takimi me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se Turqia e mbështetë dhe do të avokojë për pranimin e Kosovës në NATO.

“Nuk kemi nevojë për lejen e askujt për të mbështetur procesin e anëtarësimit në NATO. Ne kemi ndërmarrë hapa, siç bëmë në rastin e njohjes, po ashtu do të bëjmë edhe për procesin e anëtarësimit të Kosovës në NATO”, tha Erdogan,

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button