Lajme

Delegacioni serb në Këshillin e Evropës nuk kanë votuar pro pezullimit të Rusisë

Përfaqësuesit e Serbisë në Këshillin e Evropës janë tërhequr gjatë votimit për “suspendimin” e diplomatëve dhe delegatëve rusë në organet kryesore të asaj organizate, mëson e përditshmja “Nova”.

Pezullimi, i miratuar nga Këshilli i Evropës, i referohet Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, dega juridike e Këshillit të Evropës, e cila, siç thuhet, do të vazhdojë të sigurojë mbrojtje për qytetarët rusë, tha Këshilli i Evropës në një deklaratë.

Siç merr vesh “Nova”, përfaqësuesit e delegacionit serb nuk kanë votuar pro pezullimit të Rusisë në këtë organizatë panevropiane. Madje, sipas bashkëbiseduesve tanë, ata u larguan nga salla kur ishte koha për të votuar për pjesëmarrjen e diplomatëve rusë në organet e Këshillit të Evropës.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button