Lajme

Dështon rezoluta e Shqipërisë për të dënuar Rusinë në KS

Këshilli i Sigurimit i OKB-së votoi për draft-rezolutën e propozuar nga Shqipëria, që dënon pushtimin rus të Ukrainës.

Për rezolutën votuan 11 shtete anëtare, tre abstenuan, të cilat ishin Kina, India dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dhe një votoi kundër që ishte vetë Rusia.

Meqenëse kjo e fundit ka të drejtën e vetos, rezoluta nuk u mbështet.Por SHBA-të dhe aleatët e saj do ta shohin si një fitore që Rusia të votojë e vetme dhe Kina abstenoi.

Kina kërkoi që në rezolutë nga “dënojmë pushtimin e Rusisë” të shkruhet “dënojmë sulmet e Rusisë” ndaj Ukrainës.

Çfarë përmbante rezoluta?

Dokumenti i nënshkruar nga Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha dhe homologia e tij amerikane Linda Thomas-Greenfield, ka për qëllim parësor dënimin e sulmit dhe ndalimin e mëtejshëm të tij nga ana e Rusisë në dëm të Kievit.

Gjithashtu, në të përfshihet edhe një pikë për ndihma humanitare për Kievin, si pasojë e një krize refugjatësh, të cilën Rusia e ka krijuar me agresionin.

Kjo çështje, edhe në bazë të rezolutës, mbart një peshë dhe rëndësi ndërkombëtare, pasi cenon paqen dhe sigurinë botërore.

“Si pjesëtarë të Kombeve të Bashkuara, duhet të zgjedhim”, shtrohet çështja në të. “Ose do t’i qëndrojmë Kartës së OKB-së, në mbrojtje të sovranitetit të Ukrainës, integritetit territorial të saj dhe pavarësisë, ose do t’i lejojmë Rusisë të na çojë pas në kohë, në epokën e imperializmit, kolonizimit dhe perandorive”.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button