Lajme

Diplomati i njohur e përgëzon kancelarin që nuk e koriti Gjermaninë para Putinit

Diplomati i njohur gjerman, Wolfgang Ischinger, ka reaguar në llogarinë e tij zyrtare në twitter, pas takimit që kancelari i ri gjerman, Olaf Scholz, ka pasur me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, me të cilin kanë diskutuar për situatën aktuale në kufi me Ukrainën.

Ischinger thotë se lajmet nga Moska pas këtij takimi janë inkurajuese dhe se kancelari gjerman duhet të përgëzohet, meqë s’ka lejuar të nënçmohet nga Putini.

“Lajmet nga Moska janë inkurajuese. Kancelari Scholz duhet të përgëzsohet. Ai mund të kthehet në shtëpi pa u nënçmuar nga Putini. Bazat për një raport kuptimplotë”, ka shkruar diplomati gjerman.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button