LajmeShow Biz

Divorci më i madh në histori/ Sheiku do t’i paguajë 640 milionë euro kompensim ish-bashkëshortes

Sheiku miliarder 74-vjeçar dhe gruaj e tij, princeshë Haya 47-vjeçare kanë vendosur t’i japin një fund mjaft të kushtueshëm martesës.

Sheiku duhet t’i paguajë gruas  një shpërblim prej 640 milionë dollarësh.

Sipas medieve të huaja, gjykata britanike njoftoi shumën më të madhe të vendosur ndonjëherë në dosjet gjyqësore të vendit.

Në veçanti, kreut 72-vjeçar të qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe do t’i duhet të paguajë një shumë prej 251.5 milionë paund (rreth 300 milionë euro) për gruan e tij të gjashtë, Princeshës Haya të Jordanisë, 47 vjeç.

Gjithashtu sheiku  duhet t’u japë 2 fëmijëve që ka me princeshën, Al Jalila 14-vjeç dhe Zayed 9-vjeç, një total prej  290 milionë paund  (më shumë se 340 milion €) për të mbuluar shpenzimet e tyre, për tu ushqyer dhe arsimuar.

Sipas gjykatës, princesha Haya ” nuk kërkon kompensim për veten, por për sigurinë e jetës së saj” si edhe shpërblim  për t’u kompensuar për pasuritë që humbi pas zgjidhjes së martesës.

Haya kërkon t’i shpëtojë ndikimit të tij

Gjatë dëshmisë së saj para gjykatës, e cila zgjati gati 7 orë, Haya ka deklaruar se kërkonte një shumë të madhe parash që ajo dhe fëmijët e tyre të shpëtonin nga ndikimi i sheikut.

Ky vendimi është zhvillimi më i fundit në serinë e gjyqeve që filluan  kur princesha shkoi në Britani në prill 2019 nga frika për sigurinë e saj, pasi nisi një lidhje romantike me një nga truprojat e saj, ndrësa një muaj më vonë kërkoi divorc nga bashkëshorti.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button